Skicë nga mergimi nga Nazmi Rudari

Skicë nga mergimi
nga   Nazmi Rudari                                                                              15.Jan.2003 21:00
Pa atdhe më mirë të jesh i vdekur
Në mbrëmje me kishte rrokur një zjarmi dhe drithme nuk e di a nga të ftohtit apo nga një gjendje e jashtzakonshme që ndodhëte në mua.
Isha kthyer i lodhur dhe i dëshpruar dhe gjithnjë mendoja për përgjegjsinë , vërtet për papërgjegjsinë që kemi ne. Më dukët së jemi njerëz më të pasistemuar dhe më të paprogramuar. Kisha lexuar dhe përkthyer një studim për migrantet .
Vërtet vetëm për nxënësit së isha i angazhuar në “INDICA Porjekt ku përfshihen seminare më prindër të migrantve ku do të iformohën për sistemin shkollor për të drejtat dhe dëtyrat e prindërve. Edhe pse isha një mësues pran një shkolle gjermane nuk m´u kishte dhënë rasti t´i shihja këto gjëra aq afër. Çka ishte shumë interesante ishte së në klasën e parë dhe të dytë nxënësit nuk përserisnin së kishin nota përshkruese kuse nxënësi që vinte nga një vend tjetër nuk përseriste për dy vjet rrejesht në
gjuhën gjermane. I kisha lexuar të drejtat individuale të prindit që ishin të garantuara më Kushtetut ato garantonin një informim dhe bashkpunim në mes prindit dhe shkollës sa shkonte deri aty që prindi kishte të drejtë të ospitonte në orë mësimore,
por edhe edhe të ligjeronte kuptohet më marveshje nese ai ishte ndonjë specialist  për ndonjërën lëndë dhe nese kishte aftësi ose nësë kishte përvojë.
Ke shumë raste që edhe hobitë e ndryshëm e specializojnë njeriun. Pra një njeri më këso njohurish mund t´u ofronte ndihmë nxënësve por edhe mësuesve…  Në mesditë u nisa në shkollë më herët së rendom . Tash një vitë për herë të parë
kisha vendosur të udhëtoja më mjete urbane. Shkaqet ishin kursimi dhe rreziku sepsë  ka një muaj që moti bënë ftohtë dhe ngricat janë të pranishme dhe asfalti sa rrotullon dorën shndërrohet në akullnajë të vërtet.I rash pash për pash qytetit dhe më qellim bëra  rrugë këmbë edhe pse të gjitha lidhjët e urbanës i kisha jo më larg së 5 minuta.
Nuk e di kur por më zbriti ajo kënga “O kandil Kandil garipi”dhe ja thash në kup të kresë dhe kur erdha të vargu “Oh shumë sefanë do ta bajna sonte”, intervenova menjëherë.Kjo sefanë duhet hequr dhe është momenti i fundit që këso turqizmash të mos jetojnë më në këngët e gjalla që i këndojmë. Mirë le të jetë diku në arhivë ai varianti i moçëm , por unë mendoj së shumë më natyrshëm dhe më mirë do të ishte ajo sefanë të zavendësohej më gëzim, hare apo lumturi…Kjo diku m´u mbyt me lajmin më të rrënqethshëm një sektë  kanibalësh kishte vrarë një fëmijë dhe e kishte ngrënë. Ata ishin gjerman që kishin vepruar në Gjermani dhe Belgjikë. Zot thash unë çka po ndodh me njeriun…  Pastaj makina e klonimit në Japoni që ishte ndërtuar.Në lajm ishte futur sqarimi së ndërtuesi i kësaj makine nuk i takonte sektës që besonte së ne ishim krijesa të krijuara nga qenje ndërplanetare. Po çka nese ne jemi të këtillë.Çka nese jemi makina që shfrytëzohemi siç shfrytëzohet telefoni celulear a ndonjë makinë tjetër dhe kur prishemi hudhemi si të pavlera. Mendimet përqanin gjithësinë dhe unë tashmë isha në Mainc. Aty para Sheshit të Gutënbergut  prisja lidhjën për në Vaizenau, periferi e Mancit.Atje kisha një grup prej 15 nxënësidh të  klasëve të ndryshme. Në autobus gjeta vend të ulësha më shpinë prej kahjës së ecjës.  Vetëm vende vende arrija ta bindja vetën së isha në linjën e sigurt dhe për habi i gjithë qyteti me dukej tjetër.Pastaj edhe kur kalova për pjesën industriale të Vaisenaus frika m´rritë edhe më.Vetëm kur pash shitorën e luleve në të cilën verës që shkoi kisha punuar  disa orë në ditë isha i sigurt së isha mirë.
Tashmë lirshëm po mendoja për ne shqiptarët. Nuk di kah më erdhi një frikë e jashtzakonshme së ne nuk dinim t´i çmonim sa duhet vlerat e njëmendëta.
Ajo thënje e cituar e një përsonaliteti amerikan me kishte merakosur pamas. “Ahqiptarët duhët të deshmojnë së e meritojnë pavrsinë…Tashti m´kujtua urimi që e kisha bërë për shtyp vitin që shkoi. Nuk e di ta ketë botuar kush por më dukët
së ishte shumë i vërtet dhe i gjallë.Me kujtohej së së pari kisha kërkuar e dëshiruar që shqiptarët mos të kishin probleme politike,pastaj ekonomike, pastaj shëndetsore. Qellimishte e kisha lënë këtë shendetësore të fundit sepse pa ato para saj të cituar njeriu nuk mund të ketë shëndet.E kisha dëshiruar Kosovën të pavarur, por shtet demokratik, shtet ku funkcionon ligji,shtet ku qmohet në radhë të parë dinjiteti i njeriut, Shtet ku drejtësia triumfon e ku korrupcionit i prehën rrënjët.Shtet që i mundëso fëmijës fëmijëri të ëmbël e jo ankth e skamje.Intelektualit egzistencë e dinjitet. Një shtet që i hap popullit përspektivë dhe ardhmeri. Një shtet ku nuk do të ketë krime ,dhunë,e mosbesime. Një shtet që do ta ndihmojë shtetasin
e vetë ta ndiej ngrohtësinë e nënës…  Dëshiroja pra t´u ipën fund të gjitha dilemave, nyjeve e pengesave,që krijohën e bëhën nga armiqtë e tij,nga lakmitarët dhe larot e tradhëtarët e ndryshëm…  Dëshiroja dhe isha i bindur së Kosova ka ardhmeri, se do të dijë të ecë para dhe do të përkrahet e do   t´i ruaj miqtë e saj të fortë si Amerikën e tj.
Kisha thirrur në ndihmë : ndihmën e Zotit,forcën tonë dhe ndihmën e miqve…  Na duheshin të tria këto që të ecnim para drejtë së ardhmës e cila nuk është pa konkurencë.
E cial nuk mbetet e parrezikuar.Dëshiroja të jetë ky vit viti i kthesave të mëdha dhe ja të parët ne sinjalizuam së nuk jemi ashtu siç dëshirojmë. Ja ne jemi kthyer nnë “kanibal” duke ngrënë njeri tjetrin  duke mos i dhënë mundësi ligjit as shtetit të funkcionojë. Me idhnak, me kopuk dhe dallkauk nuk krijohet shteti.
Cili popull në Evropë, cili popull në botë e dëshiron më shumë së shqiptari lirinë, paqën dhe mirësinë. E kush janë ata që ende po e mbajnë peng dhe nuk po e lejojnë ta gëzojë? Nuk ka mëpashallar as pashalluqe. Nuk ka më bajraktar e bajraqe.Eshtë një popull i lasht i posaliruar i lodhur dhe i maltretuar. Mos i zgjatni më gjëmën. Dëtyrojeni poetin të këndoj ndryshe nga Noli e Fishta
Skllav bij skllavësh e meritoni së liri doni dhe Le ta dij bota mbarë se isha dhe jam shqiptarë. Mos na bëni të na kuqën veshët
dhe fytra atje në fund të botës.
Prej andej me kishte marr zjarmija. Kurse në mbrëmje më kishin rrokur ethe, ethe dhe as qeshja as qaja vëtëm isha strukur dhe mendoja të gjitha edhe njëherë e mundohesha t´i shihja krejt ndryshe…   Më në fund po lexoja punimët e nxënësve që kishin shkruar për konkursin e Radio Deutsche Welle  Gjermania atdheu im i dytë…   Më dy atdhe bënë por pa asnjë është më mirë të jesh i vdekur …mendova.Dhe prap të e drejta shtetrore.  Edukimin e fëmijës dhe bashkpunimin e prindit më mësuesin e kujdestraon shteti.Nga kushtetuta Gjermane.  Pra shteti ishte ai që e mbron njeriun të riun edhe nga prindi…
Eh ky pra është atdhe i njëmnedët  për shtetasin e vet.