Një poezi e cila të merr me vete – nga Petrit Gurra

Nga  Petrit Gurra   shkruar më 13.06.2002 ora 19:26
Një poezi e cila të merr me vete
Ky ese është shkruar mbi tri poezi të bukura të shkruara nga poeti Nazmi Rudari
Dhe tregon se ne duhet te jemi më të kujdesshëm për ate që është krijuar ndër ne.
Te kumuikojmë me të, dhe kur është pjesë jona mos të na vie turp të pranojmë dhe të jetojmë me të.mos të na vie turp dhe ta pranojmë si vlerë kur ajo na imponohet. Duke i heshtur gjërat qellimisht ne varfërojmë gjërat ose përgatitim hajnin…hajnin krijuese duke trumpetuar pastaj se kemi zbuluar Ameriken…
Ndodh nganjëherë edhe befasia edhe qudia më e madhe.
Ndodh që rrijmë ftohtë dhe të heshtur para gjërave aq me vlerë e aq të dashurar, e aq të bukura pse jemi treguar thjesht mendjelehtë dhe naiv. Mendoj se kjo me ndodhi edhe mua me një libër shumë të buklur poezie. E di se e kam ble diku në Gjermani dhe nuk me kujtohet ku as saktësisht kur. E kisha vendosur ashtu në vitrinen e librave të shumta pa e shfletuar fare. Dhe ja para disa orësh e hapa. E hapa pikrisht në faqën 58. E hapa pa deshirë dhe me ngurim.Padashur nisa ta lexojë titullin.  “Bëmë çka nuk bëmë”  dhe ja pushtuesin e nuk e lam të  dera siq ishte thënë në poezi ,por pushtuesi “na gjymtoi ëndërrën na nadaloi frymëmarrjen na vrau dëshirën na coptoi atdheun në emër të lirisë na varrosi së gjalli” ashtu si thuhej në poezi.
E ndjeva fuqinë e këtij vargu i cili  ishte shkruar në vitin 1998. Dhe shkalla e fatkeqsisë sonë i ka të shtruar të gjitha shkallët deri të qellim”shdukja totale nga faqja e dheut e shqiptarit”.
Poezia pastaj mbyllet me pyetje shumë të natyrshme ” bëmë çka nuk bëmë  a do të mbesim shqiptarë? Rrall e kurrë kaq natyrshëm lidhen dyshimi e qortimi për të shkuarën të tashmën dhe të ardhmë tonë.
Athua kush qan koken sot te mbetet shqipëtar? E lexova disa herë këtë poezi pa e ditur se kush ishte autori dhe dhe secilen herë me mberthyen drithmat.Tash nuk dija  a të shfletojë librin para a pas ,pas një ngurrimi disa minutash vendosa ta lexoj librin, një faqe para faqes 58, dhe një faqe pas faqës 58. Por para kësaj vendosa ta marr  një blok dhe te shenoja se kishte sa vjet qe nuk kisha menduar për poezinë. Dhe ja në faqën 57 një gjevahir poezi.
Titull i ngroht dhe shumë i afërt për secilin lexues. Vetem malli me zgjonte qindra asociacione
Kuptimi,malli për të dashurën , malli për atdhe, malli për liri ,dashiri, fëmijëri por të shohim cili mall e ze poetin. “Kur më zë malli për vendasit e mij”dhe kush janë vendasit e poetit?
Ata nuk janë të vendlindjës por janë të atdheut të tij. Për t´i parë ata poeti zbret në Mainz ose në Frankfurt. E njëjta gjë me ndodh edhe mua, mendova dhe poezia m´u duk shumë e afër e lexoj duke ngulfatur dhe habitem me stilin e përkryer qilet perdja dhe ja skena e metropolit aty i gjen ai vendasit humbesit dhe fituesit ” Dhe i gjej të mërzitur, të lodhur, e të tylët plot pëshpërimë plot mall me shi lotesh e marrish me atë thyerje të ftohtë lakmie në atë ftohtësi të madhe metropole dhe habitem sa me ndjenja, sa natyrshëm sa fuqishem jepet tabllo jete mergimtaresh të denuar në dinamikën e jetës që nuk e njohin si duhet.
dhe liget poeti dhe brehet nga dhembja e pamundësia për t´i ndihmuar ata dhe vetë natyrisht dhe ulet e bisedon e shmallet.Ata pra janë pa ngjyrë ose të zverdhur .Pra ata “gjithë ditën e kanë futur melankolin dhe vdekjen në xhepa…
Një prej figurave më të realizuar shqipe në këtë temë.  Njeriu me vdekje ne xhep dhe me shkoi një  qeshje e neveritur në buzë. Ata ,çka kanë humbur ata? ishte pyetja ime dhe kujtoja skenat të cilat edhe vet i kisha perjetuar. Në fund të vjerrshes ishte shkruar Bischofsheim 1995. Tash e kisha edhe më të qart se autori jetonte në Gjermani,  ose kishte jetuar kur e kishte shkruar poezinë. Por edhe unë jetoja në  Bischofsheim. Eh në Gjermani ka më shumë se 5 Bischofsheima – Mendova. Dhe pa u lodhur shumë e deshirova që kjo poezi të ishte e imja. Tash deshta ta lexoja poezinë pas faqës 58 dhe aty ishte një titull cikli
“Im vëlla do të kthehet. vendosa ta hulumtoja ciklin nese e ka te njëjtën poezi dhe
nuk u gabova aty ishte ajo. Pra këtu flet motra.Motra për vllanë motiv shumë i fuqishem
në letërsinë dhe mitologjinë shqipe. T´u kujtoj vetëm disa. Motra nga dashuria për vëllazër e pastaj nga dhëmbja kthehet në qyqe.(LEGJENDA)
Motra vret burrin dhe dy djmët për t´u hakmarur për vëllan.(Pozia ,Drama)
Motra kujdeset për Gjergj Elez Alinë duke shtyrë edhe martesen vetëm mos ta lë në
shtrat vetëm. Të gjitha këto motive nderlidheshin me peozinë
moderne e bashkëkohore të shkruar në Gjermani me 1997 “Vëllai im do të kthehet. Do të kthehet se nuk bënë” fillonte poezia dhe unë nisa e qaja ne diham. E kisha vetëm një motër dhe po mbushshin dhjetë vite qe nuk e kisha parë. Herë e shihja trime tek hakmerrej e herë e shihja qyqe tek me vajtonte. Dhe fliste motra e poetit tashti e imja. Ajo tash ishte motra e secilit mërgimtarë. Dhe secili i thoshte ti do të kthehesh se nuk bën.
“I ke të gjitha në Kosovë fëmijërinë e varfër e të ndjerë rinin e përvuajtur e të varfër
Burrnin në ndjekje e dhunë ka kujtimin e dhimbjen  ka atdheun” Pra ka shpirtin atje, ka një borxh te madh e të rënd të cilin pa e  larë nuk bënë asnjë mergimtar. Dhe kush nuk e lanë është i mallkuar. Këtë e dinë të gjithë mergimtarët. Dhe motra është këmbngulse se vëllau do të kthehet “nuk e le ai shtëpinë e boshatisur që stergjyshërit i lanë trashigim
nuk le arat buzë Llapit nuk e le ai as asfalitin e gjakosur ku tradhëtarët ia kërkonin kokën”. Këto vargjet e fundit e sidomos i fundit pothuajse me qmendi fare. Tash shfaqej edhe tragjika jonë e tradhëtisë. Ne kemi lejuar të na i vrasin edhe poetet edhe gazetarët edhe shkrimtarët , ne kemi lejuar të na e vrasin edhe vetëdijën tradhëtarët. Kjo nuk ndodh askund tjetër në botë. Prandaj ky vargu i fundit është një thirrje që edhe nese nuk i linqojmë t´izolojmë tradhëtarët…
Dhe motra thërret guximshëm vëllain ose më mirë përgjigjet një akuze të heshtur:
Po vëllai im do të kthehet në atdheun e tij dhe nuk do të guxojnë ta ndalin as armiqtë as tradhtarët. Tashmë humba durimin dhe shikova vall kush e kishte shkruar këtë poezi pos meje dhe kur e pash kapertinen me një ilustrim shumë simpatik pash se lart shkruante Nazmi Rudari kurse titulli i librit ishte”Këngët e ditës” Tash disi me vinte keq pse nuk e kisha lexuar më heret këtë poezi. Pa dashur qela librin në faqen tjetër dhe lexova heshtur dhe i lodhur “Pa tundur shekull” dhe ” Kujdesshëm thithi ajrin”.Për këto poezi mbase do t´shkruaj herën tjetër. Ika të fle i këputur  dhe i zbritur në malenkoli.Vepra shkruhet ta lexojmë dhe të flasim për to.Unë i lexova dhe fola për  këto poezi.Ti lexojë dhe bindu ose kundërshto por kam frikë se këtij poeti i kanë hyrë në hak duke heshtur  para poezive të tij antologjike…